-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Belinda, largohu menjëherë nga detyra!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkon shkarkimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv/ kryeministres dhe ministres pasi është marrë e pandehur dhe po i shmanget Kuvendit.

“Sot të gjithë ministrat, në ushtrim të përgjegjësisë së tyre sipas nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 80, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, ishin prezent në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare që mbulojnë fushën e tyre të përgjegjësisë.

E vetmja që u fsheh ishte E PANDEHURA nga SPAK Belinda Balluku!  E pandehura Balluku nuk mund të sillet sikur asgjë s’ka ndodhur, vetëm për faktin se ajo e di që Edi Rama është peng i korrupsionit të tij dhe nuk mund ta shkarkojë.

PD: Pas Lali Erit radha e Lubisë dhe Ramaduros, në 17 Nëntor te Kryeministria

E pandehura Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra sepse nuk mund të fshihet pafundësisht nga Kuvendi. Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng!

Llogaridhënia është baza e qeverisjes demokratike. Çdo aferë korruptive është taksë e fshehur që i vihet qytetarit shqiptar. Është pengesë për zhvillimin e vendit. Shkon kundër mirëqenies. Është një hap më shumë drejt largimit të të rinjve nga Shqipëria” shkruan ai.

Bardhi: Balluku u mbyll në zyrë, po paracakton se kujt do t’ia japë tenderin e radhës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit