Shqipëria fiton me një gol përballë Andorrës. Jemi të dytët me 14 pikë në grup.
Kristjan Asllani shënoi golin e parë dhe të vetëm të kuqezinjve në minutën e 67 të ndeshjes, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta.
Myrto Uzuni pasoi bukur në zonë për mesfushorin, i cili me të djathtën dërgoi topin në rrjetë. Kaq na duhej, jemi në play off.








