Doarsa Spahiu i dha fund fund jetës pasi u hedh nga aprtamenti ku banonte në qytetin e Tetovës në Maqedonnë e Veriut.
Kjo gjë është hedhur kategorisht poshtë nga shoku i saj, teksa pretendon se 24 vjeçarja nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Ai ka shtuar se Daorsa së fundmi mësoi se partneri i saj, ishte i martuar me një grua tjëtër ku dhe kishte 3 fëmijë.
“Ne jemi të shokuar, po vuajmë të gjithë si shoqëri, për shkak të rrethanave. Do të merremi me çështjen deri në fund. Deri më sot e kemi komentuar një mundësi të vetëvrasjes, por me faktet e fundit që kemi mbledhur, ky rast është vrasje. Daorsa ka qenë me personin Hevzi Sejdiu, ka qëndruar me të gjatë gjithë ditës me të në apartament. Daorsa është hedhur nga Sejdiu nga apartamenti i saj, personi pasi e ka hedhur ka zbritur dhe pasi ka konfirmuar që ka vdekur, ka shkuar tek kafet ngjitur dhe kanë fshirë kamerat e sigurisë.
Është marrë telefoni i Daorsës dhe është zhdukur. Pasi është dorëzuar në polici dhe nuk ka dorëzuar atje telefonin e të ndjerës, por telefonin me të gjitha gjërat e fshira. Më pas ai është liruar për 30 minuta dhe është zhdukur më pas. Ai e ka bërë aktin. Ai ishte i dashuri i Darsës, ai e ka kryer për shkak se Daorsa ka marrë vesh që asi ka tre fëmijë dhe një grua.
Hevziu ka qenë i akuzuar më parë për trafikun e armëve dhe është liruar me kusht. Daorsa ka dashur të vijojë procedurat lidhore me të. Dy vite kishte që njihej me atë djalë. Ajo ka pasur shenja dhune shumë herë më parë. Ka pasur incidente edhe më parë. Provat janë fshirë, është ndërruar edhe telefoni në polici. Lokali i ka fshirë kamerat e sigurisë”, tha shoku i Doarsës.








