Ndeshja Andorrë-Shqipëri do të luhet sot në orën 20:45, por një gafë e UEFA-s ka bërë konfuzë tifozët.
Në portalin e institucionit të futbollit europian, shihet se ndeshja ka nisur dy orë më herët.
Madje përveç kësaj, janë edhe tre ndërhyrje nga VAR-i, me dy gola të anuluar.
Sigurisht ky ka qenë një problem teknik në faqen e UEFA-s, i cili është rregulluar brenda pak minutave.









