-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrëmje muzikore kushtuar kompozitorit Nestor Kraja

Kryesoret

E shtuna e 15 nëntorit 2025 fton artdashësit në Tiranë në një mbrëmje muzikore kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Nestor Kraja. Vetë autori ka zgjedhur t´i drejtohet publikut me një përmbledhje veprash: duke i shtuar buqetës me disa nga veprat e shkruara në vite, një vepër të re krijuar posacërisht për këtë koncert. Dashurinë për muzikën kompozitori Kraja ka vendosur ta bashkëndajë me shumë artistë, të cilët me intepretimet e tyre pritet të dhurojnë një atmosferë plot emocion, tinguj e ndjesi, duke  e ftuar publikun t´i qaset muzikës si një përsiatje shpirtërore mbi aspekte të ndryshme të jetës.

Nga solistja soprano e Teatrit Kombëtar e  Operas dhe Baletit Nina Muho, tek klarinetisti dhe kompozitori Fatos Qerimaj, nga pianistja Klejda Tare,  tek artistët e kuartetit të harqeve i përbërë nga violinistët Lorenc Radovani e Ajola Laska, violistja Albana Kola dhe violonçelisti Gëzim Belegu, publiku do të ndjekë të interpretojë kuintetin me flaut përbërë nga flautistja Zyle Rexha; në violë Albana Kolën, në violonçel Gëzim Belegun, në kontrabas Arben Bashën dhe në piano Silvana Skënderin.

Por për të festuar pasionin dhe përkushtimin për muzikën, artistëve në Tiranë do t´u bashkohen edhe artistë instrumentistë  që do udhëtojnë pikërisht për këtë recital: nga Roma do të vijnë për koncertin violinistja Anyla Kraja dhe pianisti Aleksandër Gashi, pianistet e talentuara Nikolë Tuka që do të udhëtojë nga Fraiburgu dhe pianistja rumune Patricia Roshka që rikthehet në Tiranë për herë të dytë duke udhëtuar nga Bukureshti. Programi i kësaj mbrëmjeje do të vijojë me poemën – Fantazi për Orkestër Simfonike të shkruar enkas për këtë recital nga kompozitori Nestor Kraja.

Kjo vepër do të ekzekutohet nga Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar “Nderi i Kombit” nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja.  Poema – Fantazi për Orkestër Simfonike do të intepretohet premierë dhe titullohet “Laokonti”. Kompozitori Kraja ka bashkëpunuar vazhdimisht me artistë të njohur e të rinj të muzikës shqiptare. Në vitin 2022 publiku në  në Vlorë, Tiranë, Korçë ndoqi interpretimin e veprës së tij nga Orkestra e Universitetit të Arteve nën drejtimin e dirigjentëve dhe pedagogëve Alqi Lepuri “Artist i Merituar” dhe Altin Buli.

Veprat me titull: “Vallja e shtrigave” dhe “Imazhe digjitale” janë interpretuar nga Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit Shqiptar “Nderi i kombit” nën drejtimin e emrave simbol të kulturës kombëtare, përkatësisht nga Eno Koço “Nder i Kombit” dhe Ermir Krantja “Nderi i kombit”. Ndërkohë, dirigjimin e veprës së re, premierën e “Laokontit”  kompozitori Kraja ja ka besuar dirigjentit të talentuar Gridi Kraja, jo vetëm për cilësitë e tij dirizhoriale, por edhe si një dëshmi e talenteve që kjo familje e njohur i ka dhënë kulturës shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit