-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefja e misionit të FMN: Shqipëria duhet të bëjë reforma gjithëpërfshirëse

Kryesoret

Në Konferencën për Mbylljen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar u shpreh se;

“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë”, theksoi ajo në krye të herës.

Theksoi se politikat e kujdesshme fiskale kanë ulur shumë borxhin publik dhe po ashtu inflacionin.

“Sektori bankar mbetet likuid, norma e papunësisë në nievel të ulëta historike”.

“Trysnia fiskale mund të gërryejë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohet”, deklaroi ajo, duke shtuar se ka rreziqe të reja që kërkojnë një vëmendje të posaçme.

“Pjesa e valutës dhe huadhënies bankare duhet të menaxhohen me kujdes. Po ashtu thelbësor është bashkëpunimi mes institucioneve”, tha Weber.

“Duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor dhe në rregullat e biznesit. Ne në FMN mbetemi thellësisht të përkushtuar të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Në këtë kontekst, FMN planifikon një vlerësim të stabilitetit financiar në përputhje me procedurat në fuqi”, përfundoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit