Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Deri më tani, shërbimi votues i KQZ-së ka verifikuar mbi 9,800 pako, nga të cilat mbi 7,240 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,570 janë refuzuar për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit. Nga 13,084 pakot e prera nga 22 shtete, pjesa më e madhe tashmë ka mbërritur në Kosovë.
KQZ njofton se pas përfundimit të procesit të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për secilën komunë lidhur me votat që do të numërohen.









