Mbrëmjen e djeshme, Muçi Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor tek rrethrrotullimi i Rinasit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej katër ditësh.
Shaljani u plagos me 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë. Ai ishte shofer i Danit dhe prej disa muajsh oficer i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Viktimë e atentatit mbeti edhe Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili kishte qenë i arrestuar në vitin 2015 dhe i liruar në vitin 2023 pas shlyerjes së dy të tretave të dënimit. Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit.








