Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, raportoi në Komisionin për Çështjet e Brendshme për projektbuxhetin 2026 dhe komentoi disa nga ngjarjet kryesore të muajve të fundit.
Ai tha se atentati i 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku u vranë Gilmando Dani dhe agjenti Muçi Shaljani, është ende nën hetim dhe se për momentin nuk ka informacion shtesë.
Në mes të fjalës së tij, Proda u ndal edhe te debati për arrestimin e Ilir Metës:
“Gjatë arrestimit të Metës nuk ka pasur përdorim force. Policia ka vepruar sipas ligjit,” deklaroi ai.
Kreu i Policisë foli gjithashtu për sigurinë në gjykata, duke bërë të ditur se një grup pune po shqyrton riorganizimin e kësaj përgjegjësie. Sipas tij, siguria në shkolla mbetet prioritet, megjithëse institucionet arsimore shpesh tregojnë hezitim në bashkëpunim.









