-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Shembet masivi me interte pas reshjeve, 5 makina dhe 9 persona të bllokuar

Kryesoret

Reshjet intensive kanë shkaktuar shembjen e një masivi inertesh në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, duke bllokuar pesë makina dhe nëntë persona.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, njoftoi se menjëherë janë vënë në punë makineritë e rënda dhe fadromat për të pastruar rrugën, ndërsa një ekip emergjencash civile është nisur drejt zonës për të garantuar sigurinë e personave të bllokuar dhe për të organizuar evakuimin e tyre.

“Bashkia Shkodër ka aktivizuar të gjitha kapacitetet në terren dhe po punon intensivisht për të rikthyer qarkullimin normal dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kushtet e vështira atmosferike,” shkruan Beci në rrjetet sociale.

Strukturat e emergjencës bëjnë thirrje për kujdes në këtë zonë dhe paralajmërojnë se puna për pastrimin dhe sigurimin e rrugës mund të zgjasë disa orë, duke u bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit