Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar me 18 vite heqje lirie.
Ky vendim ka shkaktuar tension në sallën e gjyqit, ku policia ka shoqëruar në komisariat familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi.
Hoxhaj është shpallur fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi, ngjarje e ndodhur më 18 prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Sipas Euronews, aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkëzi, vëllai dhe kunata.









