-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osumi në rritje, masa emergjente në Berat për parandalimin e përmbytjeve

Kryesoret

Niveli i ujit në lumin Osum po monitorohet nga afër në disa bashki të qarkut Berat. Sipas matjeve më të fundit, në Çorovodë niveli i ujit ka shënuar ulje, duke qëndruar aktualisht në 2.19 metra, ndërsa në Berat prurjet vazhdojnë të rriten, duke arritur 3.8 metra dhe duke kaluar pragun e rrezikut.

Për të mbrojtur banesat dhe bizneset në zonat më të ndjeshme, Bashkia Berat ka vendosur prita me thasë me rërë në lagjen Goricë, pranë Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Në terren janë angazhuar mjete dhe ekipe emergjencash për largimin e ujit të tepërt, ndërsa deri tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Situata po ndiqet nga Prefektja Valbona Zylyftari dhe Kryetari i Bashkisë Ervin Ceca.

Në Poliçan, lumi ka dalë nga shtrati në fshatin Bregas, duke përmbytur toka bujqësore dhe sera, por pa dëme për banesat.

Në Dimal, situata mbetet e qetë dhe po monitorohet nga strukturat operacionale dhe bashkiake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit