-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Balluku: Po më bëhet sulm personal! PD: Tuneli, tuneli 50 milionë Euro

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori fjalën sot në Kuvend ku deklaroi se prej disa vitesh po i bëhet sulm personal, sipas saj për suksesin e arritur. Por sapo mori fjalën në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend pasi u mor e pandehur nga SPAK-u, deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit duke i kujtuar skandalin e tunelit të Llogarasë.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta.

Nuk do dëgjoni nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua dhe pikat e saj të dobët me  pikat e saj të forta që konsolidohet dita ditës.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas për prokurorë apo për çështje nën hetim, të cilën do ta ndjek në diskrecion të plotë deri sa drejtësia të marrë formë të prerë.

Ju të nderuar opozitarë që ndiqni nga kafja e parlamentit keni dy standarde ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK. Kur SPAK thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin, i cili është zarfi që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, për një vrasje shtetërore në 21 janar, atëherë SPAK ndikohet nga Edi Rama.

Kur SPAK thërret Sali Berishën dhe e mban me arrest shtëpie për ditë e muaj dhe më pas kur sot është i pandehur në GJKKO për korrupsion atëherë Edi Rama e ndikon SPAK, por kur sipas jush merret me mazhorancën, ju bëheni martirët e drejtësisë, britmat dhe klithma e saj” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit