-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Tabaku: Jepni 50 mln euro për tunelin e Llogarasë, por nuk bëni minimumin jetik

Kryesoret

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi miratimin e ligjit për minimumin jetik. “Kemi paraqitur disa kërkesa për mocion për debat, nga situata e zgjedhjeve, deri te minimumi jetik. Ka qenë objekt gjithmonë në Këtë kuvend, çdo vit, edhe këtë herë, por qeveria nuk siguron dot minimumin jetik edhe pas 13 vitesh pushtet.

40% e shpenzimeve janë për ushqime, mbi 90% e çmimeve janë më të larta se në BE. Shqipëria e fundit në rajon edhe për mbështetjen sociale, me të gjitha statistika jemi të fundit në Ballkan, na duhen 53 vite për të kapur BE-në në aspektin ekonomik.

Ky Parlament asnjëherë nuk ka menduar dhe mbështetur shumicën e qytetarëve dhe grupet e shumicës. Në momentin që flasim ende nuk është llogaritur minimumin jetik, shifrat tregojnë që 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, nuk i dalin shpenzimet, nuk mbijetojnë dot.

Por çfarë bën qeveria shqiptare, a e ka sjellë projektligjin për minimumin jetik? Jo. Shifrat janë të qarta, por ajo refuzon që të sigurojë minimumin jetik që t’i përafrohet të ardhurave në Evropë.

I rrit pensionin pensionistëve 600 lekë në ditë, çfarë mund të bëjnë ata me 20 lekë në ditë. Janë miratuar kontrata koncesionare, i keni kaluar këtu, portin e Durrësit, industritë e veçanta, por a keni sjellë një ligj për shtresat sociale apo në nevojë?

Nëse Shqipëria sot ka problem lidhet me varfërinë, kjo është arsyeja pse shqiptarët largohen. Mbi 600 mijë pensionistë jetojnë në mëshirën e qeverisë, edhe bonusin ua ka hequr dhe e ka shpërndarë në pagesë mujore si rritje dhe e quan rritje pensionesh.

Ndërkohë që korrupsioni vazhdon dhe taksat rriten. Nga ana tjetër refuzon projektligjin për minimumin jetik. Por PD do e sjellë edhe njëherë tjetër këtë projektligj, si detyrim për standardet e munguara sociale, për ata qytetarë që e kanë të pamundur për të jetuar këtu dhe largohen.

Vendet e rajonit e kanë, BE e ka, pse PS refuzon ta miratojë minimumin jetik? Për këtë kërkuam një debat, sepse buxheti i ka të gjitha mundësitë.

Keni buxhet që shkon për vjedhje, me fatura që janë aktualisht edhe nën hetim. Nuk paguhet infrastruktura, bujqit, shkuan 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë nga buxheti, 450 milionë euro të buxhetit shkuan për inceneratorët.

E kuptoj mazhorancën pse nuk e do minimumin jetik, por ne do vazhdojmë t’i sjellim, edhe të tjerat, edhe amendamentet” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit