-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mirditë/ Urat shemben, fshatra të izoluara nga përmbytjet

Kryesoret

Reshjet e shiut në Mirditë kanë shkaktuar përmbytje në zona malore, duke dëmtuar rrugët dhe urat dhe duke izoluar rreth 10 fshatra.

Situata më kritike është në fshatin Jezull, ku ura kryesore ka rënë, duke bllokuar qarkullimin.

Kryebashkiaku Albert Melyshi dhe prefekti Taulant Malshi inspektuan zonën dhe vunë në dukje se dëmet janë jashtë kapaciteteve lokale, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet qendrore.

Deputeti Gjin Gjoni ka sugjeruar rritjen e buxhetit për emergjencat civile.

Përveç rrugëve të dëmtuara, përmbytjet rrezikojnë edhe tubacionet kryesore të ujësjellësit të qytetit.

Strukturat e emergjencave janë në gatishmëri, ndërsa prioritet mbetet sigurimi i banorëve dhe rikthimi i lëvizshmërisë në zonat e prekura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit