-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi: Fundi i një qeverie!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se pezullimi i Belinda Ballukut shënon fundin e qeverisë Rama.

“Skandali Balluku-Rama është larg së qëni një incident i izoluar apo afera korruptive e rradhës.

Faktet e zbardhura, përgjimet, “interesat gjeopolitike” dhe gjithë skema, tregojnë për një vullnet të qartë korruptiv që shkon në majën e qeverisë, drejt e tek Palloshi i Gjatë alias Edi Rama!

Nuk ka më asnjë justifikim moral, politik, logjik apo edhe ligjor që Edi Rama të vijojë të mbetet Kryeministër i Shqipërisë.

Shkarkimi me gjykatë dhe shantazhet mafioze “po rashë unë do të të marr me vete” nuk janë zgjidhje për situatën e rëndë ku kjo klikë e ka futur vendin.

Çdo politikan i zgjedhur me votë, çdo veprimtar politik apo edhe votues i thjeshtë ka detyrën të reagojë ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë kryeministrore në këtë aferë kriminale.

Nuk ka më asnjë arsye që kjo bandë të vazhdojë të pretendojë legjitimitet për të zaptuar zyrat e shtetit.

Ky është fundi moral dhe historik i një qeverie të korruptuar në çdo qelizë.

Ringritja institucionale dhe normalizimi politik i Shqipërisë duhet të kalojë patjetër nga dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

Çdo ditë që kalon është shumë vonë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit