-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Rama po tallet me pensionistët, u ofron ‘petulla me ujë’

Kryesoret

Sekretari i pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi ka reaguar per buxhetin e qeverise per vitin tjeter.

Deklarata e plotë

Premtimi i Qeverisë për gjoja rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm nuk është gjë tjetër veçse oferta e “petullave me ujë”, tallja dhe poshtërimi i radhës që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive.

Nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa t’u ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe 95 mijë euro në ditë për dy “tigrat” e Bangladeshit që nuk prodhojnë energji.

Pa harruar se 75% të fondit prej 100 milion euro për pensionistët, Edi Rama dhe Belinda Balluku e vodhën me një të rënë të lapsit në aferën e Tunelit të Llogarasë, me “bakshishin” 50 milion euro dhe me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, por që në letra u faturuan 25 milion euro.

E vërteta është se në buxhetin antisocial të miratuar mbrëmë në Kuvend fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.

Ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, Qeveria për vitin e ardhshëm nuk do të indeksojë pensionet me po atë vlerë duke nxitur varfërimin e mëtejshëm të pensionistëve që me rritjen e pritshme të çmimeve do ta kenë edhe më të vështirë jetesën e tyre të mundimshme vitin e ardhshëm.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale, rreth 180 euro, do vijojë të jetë disa herë më e vogël krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.

Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pensioni do të jetë mesatarisht 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri ose 335 Euro, në Kosovën me buxhetin dy herë më të vogël se ne, pensionet do jenë dy herë më të larta se ne ose në masën 350 Euro) dhe në Malin e Zi 2.5 herë më e lartë ose 460 Euro.

Kriminale në raport me pensionistët është fakti se para se t’i mashtrojë me premtimin për rritje pensionesh, Edi Rama do duhej së pari t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë dhe që ua ka mohuar për 12 vite: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.

Këto janë paratë që ua ka borxh për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Në vend që këto para të shkonin te pensionistët, janë derdhur për t’u vjedhur në projekte e afera korrupsioni, si te Tuneli i Llogarasë, që e detyroi së fundmi Kryeministrin t’i kthejë sytë nga pensionistët të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo të ushqehen me “petulla me ujë” dhe me lugën bosh të propagandës së Qeverisë.

Dyfishimi i pensioneve është e vetmja zgjidhje reale dhe e prekshme për pensionistët.

Partia e Lirisë, që këtë kategori e ka prioritet kryesor, propozon:

Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

Oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit