Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, inspektoi situatën në urën e Mifolit, duke theksuar se niveli i prurjeve ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun gjatë mesditës.
“Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve,” tha Çako.
/5pyetjet.al








