Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për miratimin e buxhetit pas mesnate por edhe pezullimin e Belinda Ballukut.
“Ky buxhet nuk është as më shumë dhe as më pak, por fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Fatura e pengmarrjes së Kryeministrit nga aferat e përbashkëta korruptive me Belinda Ballukun.
Një faturë që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo. Dhe një faturë, që ne refuzojmë ta firmosim! Sepse ky buxhet është provë se Shqipëria sot nuk qeveriset. Ajo shfrytëzohet.
Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit, jo qytetarët. Jemi kundër një qeverie që i shërben krimit, jo njerëzve. Ne votojmë kundër për të mos u bërë si mazhoranca – noterë të pengmarrjes nga krimi dhe korrupsioni. Ne votojmë KUNDËR — sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj” shkruan ai.








