-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjokutaj: Nuk ka grusht shteti! KM do ta ekzekutojë zëvendësen e tij dhe më pas veten

Kryesoret

Avokati Genci Gjokutaj thotë se gjykata nuk ka bërë asnjë grusht shteti apo shkelje me vendimin për të pezulluar Belinda Ballukun nga posti i zv/ kryeministres dhe ministres.

“Një nga masat ndaluese të marra sot nga GjKKO është sipas dispozitës së nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për “Pezullimin nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik”!

Marrja e kësaj mase ndaluese ndodhi në kushtet kur Zv/Kryeministërja Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen por as Kryeministri Rama  nuk e shkarkoi!

Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë parashikohen:

  1. Masa shtrënguese siç mund të jetë “arresti në burg” apo “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” etj
  2. Masa ndaluese siç është “Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a sherbimi publik”!

Nga ana e GjKKO me kërkesë të SPAK ndaj ish-Zv/Kryeministres Belinda Balluku janë caktuar një masë ndaluese siç është “Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik” dhe një masë shtrënguese siç është “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” sipas nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale!

Rasti konkret si më sipër ka 2 elementë thelbësorë që nuk pengojnë marrjen e tyre:

Së pari nuk cënojnë lirinë e shtetases Belinda Balluku në detyrën e Zv/Kryeministres.

Së dyti këto masa ndalojnë daljen jashtë shtetit dhe pezullojnë Zv/Kryeministren nga detyra për shkak te një krimi të pretenduar të kryer prej saj por të dyja apo edhe veç e veç nuk cënojnë dhe afektojnë cilësinë e personit të zgjedhur (deputete) çka do të përbënte pengesë ligjore në marrjen dhe ekzekutimit të masave shtrenguese!

Madje as nga SPAK nuk është inicuar ndonjë procedurë e tillë në Kuvendin e Shqipërisë!

Si më sipër procedura e ndjekur deri tani nuk bie ndesh me lighin Procedural Penal dhe për rrjedhojë as me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

Ajo që duhet theksuar në këtë rast është fakti se Ligji shkon deri tek pezullimi nga detyra!

Pra i takon Kryeministrit të bëjë shkarkimin nga detyra të Zv/Kryeministres dhe emërimin e një tjetri/tjetre në vend të saj ndaj ligjërisht dhe procedurialisht nuk kemi as bllokim dhe jo më “grusht shteti” siç alarmohen disa!

E ndërsa teorikisht rasti është i qartë praktikisht prognoza është e turbullt pasi Zv/Kryeministërja e emëruar në një ceremoni prej 30 minutash ka orë të tëra në Kryeministri dhe nuk pranon largimin nga detyra!

Por një gjë është e sigurtë!

Siç ndodh në “vrasjet në çift” KM do ta ekzekutojë Zevendësen e tij dhe më pas do të “vrasë” edhe veten për të mos parë llahtar me sy” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit