Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër Buxhetin e vitit 2026 në seancën plenare, duke e quajtur atë një plan të projektuar për të favorizuar elitat dhe jo qytetarët. Ai e ka krahasuar me Tunelin e Llogarasë, projekt i cili nuk u realizua dhe për të cilin janë nisur hetime.
Blushi theksoi se buxheti nuk adreson nevojat e pensionistëve, fermerëve, mësuesve, mjekëve apo të rinjve, ndërkohë që rrit çmimet, nuk mbështet bujqësinë dhe nuk krijon vende pune. Sipas tij, fondet e shumta të shtetit përfundojnë në afera dhe koncesione, duke thelluar pabarazinë dhe varfërinë.
Ai deklaroi se vota e tij do të jetë kundër miratimit të këtij buxheti, të cilin e quajti “buxheti i thellimit të varfërisë dhe i mashtrimit ndaj shqiptarëve”.








