Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale skenarët e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut pas vendimit për ta pezulluar zv/ kryeministren nga detyra pasi u mor e pandehur.
“Debat i madh dje në Eden Garden (Kryeministri) midis Evës (Belës) dhe Adamit (Edvinit) me qëllim dërgimin e vendimit të GjKKO në Gjykatën Kushtetuese por jo nga Bela po nga 1/5 e deputetëve socialistë të Kuvendit! Por prapë fati dhe fakti janë kapriciozë!
Sepse kur 1/5 e deputetëve demokratë kërkuan të njëjtën gjë për Berishën ne GjK kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Belës dhe Edvinit e rrezoi kërkesën!
Tani që ju duhet nuk i lejon precedenti që me aq mund e krijuan! Pra në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!
Karma is the bitch! Prandaj e dashur Bela fillo ankimin nga Apeli, GjL e pastaj shko në Kushtetuese! Gjer atëherë mbase tuneli nuk të tradheton e nuk shembet” shprehet ai.








