Belinda Balluku është rikthyer në GJKKO pas ndërprerjes së seancës për dy orë, ndërsa avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ish-zv.kryeministrja nuk dha deklarata për mediat. Dy ditë më parë, gjykata vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, ndërsa për dy vartësit e saj u caktua “arrest shtëpie”.
Çështja ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ku Kryeministria ka depozituar kërkesën për ankimim.
Balluku hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, për shkelje të barazisë në tendera.









