-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata urgjente në Berat, Bozdo: Ngjarja është katastrofale, qeveria të marrë masa menjëherë!

Kryesoret

Situata e motit të keq dhe reshjet e dendura kanë prekur në mënyrë të ndjeshme qarkun e Beratit, siç shihet në foto prurjet e mëdha të ujit kanë përmbytur qytetin dhe bllokur çdo lloj lëvizje.

Parë nga situata urgjente, me një postim në rrjetet sociale ka reaguar deputeti i PD-së Eno Bozdo, sipas tij kjo përmbytje është shkaktuar nga reshjet e shumta dhe neglizhenca e qeverisë në marrjen e masave.

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:

Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për tu përballur me këtë situatë.
Bizneset ne qendër të Beratit si dhe parkimi nëntokësor kanë përjetuar përsëri përmbytje, si rezultat i lënies në harresë prej shumë vitesh i trajtimit të shtratit të Lumit Osum. Ndërkaq, në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe sipërfaqe të mbjella janë të shumta.

Deri në këto çaste, prezenca e pushtetit vendor dhe atij qendror është joekzistente. Banorët kanë nevojë për ujë të pijshëm ushqime dhe veshmbathje, ndihmë të menjëhershëm. Fermerët, pas tërheqjes së ujit, do të kenë nevojë për mbështetje për të mbjellat e shkatërruara. Qeveria duhet ti rimbursojë ata plotësisht!

Përtej reshjeve të shumta të shiut, përmbytjet janë shkaktuar nga mungesa për vite të tëra në investime në infrastrukturë mbrojtëse, argjinatura, pastrim periodik të kanaleve kulluese.

Qeveria vendore dhe ajo qendrore duhet të marrë menjëherë masa për të furnizuar banorët e prekur me ushqime dhe veshmbathje, për të zhdëmtuar plotësisht fermerët e dëmtuar si dhe riparimin e banesave të prishura nga vërshimi i ujit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit