Siç është bërë me dije ditën e djeshme nga media angleze BBC, presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskit planin e paqes me 28 pika për të ndalur menjëherë luftën me Rusinë.
Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë gazetarët e pyetën presidentin Trump nëse plani me 28 pika ishte “oferta përfundimtare”.
“Jo, aspak, thotë ai, atëherë ai mund të vazhdojë të luftojë sa t’i dojë zemra.
Ne duam të arrihet paqja, kjo ka duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Lufta e Ukrainës me Rusinë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Sikur të isha unë president, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po përpiqemi ta përfundojmë. Në një mënyrë apo tjetër, duhet ta përfundojmë.
Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen. Ai do të duhet ta miratoj”, u shpreh presidenti amerikan Donald Trump.









