Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Katar i cilika takuar homologun e tij heikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Pas këtij takimi kryeministri Rama njoftoi në rrjetin e tij social facebook se bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në diskutimin e projekteve strategjike me rëndësi të veçantë për Shqipërinë.
“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.









