Pasditen e djeshme, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me policinë kufitare, sekuestruan rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Eksplozivi ishte fshehur në bagazhin e një furgoni dhe i kamufluar me pajisje peshkimi, ndërsa drejtuesi i automjetit pretendonte se nuk kishte mallra për deklarim.
Sipas autoriteteve, eksplozivi ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës.
Kundër shoferit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa Dogana ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e kontrabandës.









