-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dilema e Zelenskyt, me planin e Trump apo pasigurinë e evropianëve?

Kryesoret

Zyrtarët evropianë shkëmbyen urime dje, pas bisedimeve në Gjenevë mbi Ukrainën gjatë të cilave u nënkuptua se Donald Trump do të merrte parasysh shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun e imponimit të një plani “të keq” paqeje.

“Edhe pse duhet bërë më shumë punë, tani ekziston një bazë e fortë për të ecur përpara”, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, duke folur për “progres pozitiv” falë një “pranie të fortë evropiane” në bisedime.

Ishte vërtet “progres”, komenton Politico, që këshilltarët kryesorë nga BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar u ftuan në bisedimet e së dielës në Zvicër, pasi fillimisht u përjashtuan nga hartimi i planit 28-pikësh të Trump, të cilin ata e konsideronin aq diskriminues sa do ta inkurajonte Rusinë të kryente sulme të mëtejshme.

Por festimet nuk zgjatën shumë, vazhdon artikulli.

Të hënën pasdite, Rusia në thelb hodhi poshtë tekstin e përditësuar të marrëveshjes, i cili ishte rihartuar me shtesa nga pala ukrainase dhe aleatët e saj nga bisedimet e gjata me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Dilema

Rreziku për Ukrainën, sipas Politico-s, tani është se Vladimir Putin do ta “tërheqë” Trumpin përsëri në pozicionin e tij fillestar: Një marrëveshje 28-pikëshe që shkaktoi tronditje në Bruksel, pasi e detyroi Kievin t’i lëshonte territor Moskës, të braktiste shpresat për t’u bashkuar me NATO-n dhe të zvogëlonte ushtrinë e saj në 600,000 ushtarë, nga rreth një milion.

Nëse kjo ndodh, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të përballet me një dilemë të dhimbshme: të pranojë ofertën që Trump dhe Putin kanë “gatuar” ose të vërë bast për të ardhmen e vendit të tij me shpresën se një ditë do të marrë ndihmë të mjaftueshme nga aleatët e saj evropianë.

Megjithatë, siç thekson Politico, këta janë të njëjtët aleatë që – pas gati katër vitesh lufte – nuk po i dërgojnë atij trupa ose armët që i nevojiten, as nuk po i përdorin asetet ruse të “ngrira” në bankat e tyre për ta ndihmuar atë të blejë vetë furnizimet e nevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit