Ish-kandidati për deputet në qarkun Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2025, Aulon Kalaja ka folur për kallëzimin penal që ka bërë kundër qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij ky veprim përbën një lloj krimi dhe manipulimi elektoral dhe e gjitha kjo skenë është bërë me urdhrin e Ramës dhe Ballukut.
“Çështja është në Apelin e GJKKO e cila ma ka rrëzuar. Pretendoj se kemi të bëjmë me fakt penal dhe kam kallëzuar Këshillin e Ministrave. Sipas informacioneve që kam unë kur është bërë kjo mbledhje firmën e ka Belinda Balluku. Sa herë ka pasur problematika të tilla, si në rastin e inceneratorëve, Rama e delegon firmën e tij. Ligji e parashikon se nuk mund të ndërmerren politika fiskalë kur jemi pranë zgjedhjeve, gjobat janë para zgjedhjeve të 11 majit. Qeveria e ka bërë ligjin në 31 dhjetor dhe duhet të hynte në fuqi në 15 janar. Këta e kanë mbajtur të fjetur dhe e kanë miratuar në 9 maj, dy ditë para zgjedhjeve faljen e gjobave. Kemi të bëjmë me krim elektoral, dy ditë para zgjedhjeve nuk falen gjobat”, tha Kalaja.









