Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësime për sigurinë e Evropës, duke paralajmëruar se Franca dhe vendet e tjera të BE-së ndodhen brenda rrezes operative të raketave balistike ruse.
“Ne jemi brenda rrezes së veprimit të këtyre sistemeve. Raketat balistike ndërkontinentale, të gjithë ne jemi të kërcënuar prej tyre.”
Macron theksoi se Rusia prodhon nëndetëse, raketa dhe tanke, të cilat mund të përdoren në Ukrainë, por gjithashtu mund të shërbejnë për të frikësuar Evropën në rast se Bashkimi Evropian tregon dobësi.
Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo qëllim për sulm ndaj vendeve evropiane, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se Moska nuk ka pasur dhe nuk ka aktualisht synime kundër NATO-s ose BE-së.









