Situata e keqe e motit gjatë këtyre ditëve ka bërë që erozioni dhe rrëshqitja e madhe e gurëve në afërsi të digës në Bovillë të krijojë bllokimin e Ujësjellësit të Tiranës.
NJOFTIMI
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:
Zona e Qendrës
Zona e Laprakës
Zona e 21 Dhjetorit
Zona e Ish-Parkut
Zona e Tiranës së Re
Zona e Bllokut
Zona e Yzberisht
Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura .
Për çdo informacion, mund të kontaktoni pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana ime.









