Pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, Arban Osmani ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam pasur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar, Shpat,” shkruan Osmani.









