Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimi për të dënuar 22 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, këta të fundit të akuzuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Të pandehurit janë:
Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani.
Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muj burgim
Arian Popa – 8 vite burgim
Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim
Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim
Samet Dahati – 6 vite burgim
Izmir Dahati – 6 vite burgim
Ermis Sela – 6 vite burgim
Afrim Dahati – 6 vite burgim
Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim
Ndërsa një grup prej 10 të pandehurash, përfshirë: Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi iu pezullua dhe u vendos shërbim prove për 3 vite.
Ndërkohë, Roland Gjoni u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij, teksa gjykata vendosi shuarjen e masës së “arrestit në shtëpi”.
Përveç Roland Gjonit, gjykata shpalli të pafajshëm edhe: Besar Lejthiza, Izmir Dahati (për një prej akuzave), Ermis Sela (për një prej akuzave), Afrim Dahati (për një prej akuzave) dhe Samet Dahati (për një prej akuzave).
Besar Lejthiza u urdhërua të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë çështje tjetër.









