-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miku i Shpat Kasapit zbardh momentet e fundit: Nuk ishte për koncert në Itali, ja e vërteta e vdekjes

Kryesoret

Mariglen Shehu, mik i ngushtë i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka thyer heshtjen për të sqaruar dinamikën e orëve të fundit të jetës së artistit, duke hedhur poshtë një sërë spekulimesh që kanë qarkulluar në media dhe portale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Në kohë reale” në RTSH, Shehu ka treguar me detaje se si situata shëndetësore e këngëtarit u përkeqësua papritur, deri në momentin tragjik të ndarjes nga jeta në Itali.

Arsyeja e udhëtimit për djalin, jo për koncert

Shehu ka përgënjeshtruar kategorikisht lajmet se Shpat Kasapi ndodhej në Itali për aktivitete muzikore.

“Shpati dy ditë më parë ka ardhur në Itali për arsye shëndetësore të djalit të tij, i cili vuan nga spektri autik. S’ka qenë për koncert në Itali, por për djalin,”, sqaroi ai.

Dinamika e ngjarjes, nga telefonata e parë te “humbja e pulsit”

Sipas dëshmisë së mikut të tij, ata kishin planifikuar të drekonin së bashku, por gjendja e Shpatit kishte ndryshuar me shpejtësi. Fillimisht këngëtari ishte ankuar se nuk ndihej mirë, por në një telefonatë të dytë kishte thënë se ishte përmirësuar.

Tragjedia ka ndodhur rreth mesditës

“Në orën 11:48 më ka marrë Selda, bashkëshortja e Shpatit, dhe më tha: ‘Eja urgjent se Shpati është pa puls’,”, rrëfeu Shehu i prekur.

Edhe pse ambulanca është njoftuar menjëherë dhe transporti për në spital është kryer, mjekët kanë konstatuar se ishte tepër vonë. Vetëm 5 minuta pas mbërritjes në spital, mjekët i kanë komunikuar Shehut lajmin e trishtë.

Shkaku i vdekjes, arrest kardiak

Duke iu përgjigjur shkrimeve të pasakta në disa portale, Shehu konfirmoi se bëhet fjalë për një vdekje natyrale të shkaktuar nga zemra.

“Ka ndodhur arrest kardiak, dhe jo çfarë shpifin. Ai mjekohej me medikamente të marra në Maqedoni. Nuk ishte në atë gjendje që të mendonte se ishte rëndë dhe që mund t’i ndodhte kjo,”, tha ai.

Momenti i vështirë me familjen

Shehu përshkroi edhe situatën e rëndë emocionale të bashkëshortes së këngëtarit, Seldës, e cila ndodhej aty së bashku me djalin. Ai tregoi gjithashtu se si u detyruan të mbanin të fshehtë lajmin nga nëna e Shpatit për disa orë.

“Nënës së tij i thamë se është në sallë operacioni. Pritëm që lajmin t’ia jepte i biri, vëllai i Shpatit”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit