Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar me emocione të thella pas lajmit për ndarjen e papritur nga jeta të artistit të njohur Shpat Kasapi.
“Na trishtove shumë, Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishe edhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirti yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve,” shkroi Luma në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e saj dhe respektin për artistin.









