Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka miratuar emërimin e Vilma Gurit në detyrën e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.
Vendimi është marrë gjatë pjesës së parë të mbledhjes së qeverisë, ku ky post i rëndësishëm në strukturën e administratës shtetërore i është besuar Gurit.
Emërimi i saj pritet të shënojë vijimin e reformave dhe punës së qeverisë në funksion të modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të administratës publike.









