Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për tre persona.
Shuip Cami, ish-oficer i Policisë Gjyqësore, u shpall fajtor për korrupsion pasiv dhe u dënua me 2 vite burg, plus humbjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Flamur Kurti u gjet fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 8 muaj burg, me pezullim dhe vendosje në provë për 16 muaj.
Ai duhet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Fluturim Bajrami u shpall i pafajshëm, pasi gjykata vendosi se “fakti nuk përbën vepër penale”.
Gjykata urdhëroi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit dhe kthimin e disa provave materiale, ndërsa ngarkoi Shuip Camin dhe Flamur Kurtin me shpenzimet e hetimit dhe gjyqësore.









