Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.
28-vjeçari me inicialet A. Gj. dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin, i cili u përplas me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë e plagëve, i riu ndërroi jetë në spital.
Policia njoftoi se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









