Papa Leone XIV u prit të enjten me ceremoni zyrtare nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Ceremonia përfshiu nderime ushtarake, ekzekutimin e himneve kombëtare dhe prezantimin e delegacioneve përkatëse, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit turk.
Pas këtij momenti, dy udhëheqësit u tërhoqën për bisedime private në kuadër të vizitës zyrtare të Atit të Shenjtë në Turqi.
Gjatë qëndrimit të tij, të premten Papa Leone pritet të vizitojë qytetin e lashtë të Nikeas (Iznik), me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Nikeas, një moment historik që përcaktoi bazat e besimit të krishterë.
Vizita fillimisht ishte planifikuar nga Papa Françesku, i cili nuk mundi ta realizonte për shkak të problemeve shëndetësore. Papa Leone u zgjodh në prill, pas ndarjes nga jeta të Françeskut.









