-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një të dyshuari në Istog

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën “krim i luftës kundër popullatës civile” në komunën e Istogut. T.P., sipas aktakuzës, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në Istog, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, “ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë”.

T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua më 12 shtator të vitit 2024. Ai akuzohet se në prill të vitit 1999 ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. “Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Përveç vrasjeje, T.P. akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.

Në gusht, ajo dorëzoi në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit