Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpreh optimizëm për fundin e konfliktit në Ukrainë, duke theksuar se pavarësisht vështirësive, ekziston një mundësi reale që lufta të përfundojë brenda këtij viti.
Ai paralajmëron se rruga drejt paqes do të kërkojë negociata të vazhdueshme dhe bashkëpunim me BE-në dhe aleatët e NATO-s.
“Sigurisht, është e vështirë të bësh parashikime, por shpresoj vërtet që paqja të vijë së shpejti. Këtë vit, Rusia ka pushtuar vetëm rreth 1% të territorit ukrainas dhe po përparon vetëm disa metra në ditë. Ata kanë tentuar të pushtojnë Pokrovskun për 18 muaj dhe ende nuk e kanë kontrolluar plotësisht. Më shumë rusë kanë vdekur duke u përpjekur të marrin këtë qytet sesa numri i ukrainasve që jetonin atje. Pas bisedimeve të Gjenevës do të ketë takime të mëtejshme, dhe disa çështje do të diskutohet paralelisht me BE-në dhe NATO-n. Ne të gjithë lutemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do bëjmë gjithçka për ta arritur këtë,” tha Rutte.









