Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike.
Pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, Salianji ka mbledhur këtë të enjte disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare morën një rezultat të mirë.
Mes tyre ka qenë edhe më i votuari për qarkun e Tiranës në Primare, Hysen Kadiu.
I kontaktuar nga 5Pyetjet.al, Kadiu deklaroi se qëllimi është një lëvizje brenda PD-së për të nxjerrë partinë nga kjo situatë ku ndodhet.
“Ishte një takim i planifikuar më parë. Kemi diskutuar për të mirën e PD-së, si të dalim nga kjo gjendje. Rrugët, mundësitë, alternativat.
Një lëvizje brenda partisë. E kemi lënë për t’u takuar sërish dhe për të biseduar. Edhe me Berishën brenda? Pse jo?!
Qëllimi është e mira për PD-në”- tha Hysen Kadiu për 5Pyetjet.al.









