-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ervin Ceca: Sot jemi mbledhur mbi themelet e këtij qyteti që ka rrezatuar kulturë dhe qytetari ndër breza

Kryesoret

Sot, në gjithë Shqipërinë përkujtimi i 113-vjetorit të Pavarësisë është shënuar me homazhe dhe ceremoni.

Në Berat, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të partive politike dhe besimeve fetare, si dhe familjarë të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë dhe veteranë të luftës, vendosën kurora me lule në Memorialin e Pavarësisë në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit.

Kryetari i bashkisë, Ervin Ceca, u shpreh se kjo është një ditë e shenjtë për kombin, që rikthen tek sakrificat dhe krenaria e rilindasve beratas. Ai theksoi kontributin e qytetit në Kuvendin e Vlorës, ku Berati u përfaqësua me 6 firmëtarë dhe 45 delegatë.

“Sot jemi mbledhur mbi themelet e këtij qyteti që ka rrezatuar kulturë dhe qytetari ndër breza. Është një ditë e shenjtë për vendin tonë, që na rikthen tek rrënjët, tek sakrifica dhe krenaria që mbartim si shqiptarë. Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali dhe burrat e kombit ngritën flamurin në Vlorë dhe shpallën pavarësinë. Ajo ishte përmbushja e ëndrrës shekullore e një populli. Edhe Berati ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Këtu janë rritur, mësuar, luftuar dhe sakrifikuar dhjetëra figura rilindase, dijetarë, luftëtarë, klerikë e patriotë q ëme penë e pushkë frymëzuan lirinë e shtetit shqiptar. Në Kuvendin e Vlorës Berati u përfaqësua denjësisht me 6 firmëtarë e 45 delegatë duke na bërë krenarë për të parët tanë të cilët vendosën gurët e  themelit të shtetit shqiptar”, tha Ervin Ceca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit