Ish deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni sot si i pranishëm në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook është shprehur për kënaqësinë dhe nderin e veçantë të këtij takimi.
Postimi i Hysenit
Është një nder i veçantë të marr pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid.
Ky kongres mbledh së bashku juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të shërbimit publik nga rajone të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rrallë dialogu dhe bashkëpunimi. Ai është kthyer në një urë të vërtetë lidhëse mes kulturave dhe traditave ligjore, të bashkuara në angazhimin për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.
Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, një përpjekje që na sfidon të mendojmë më gjerë, të veprojmë më guximshëm dhe të ndërtojmë politika më të përgjegjshme për të ardhmen.
Faleminderit organizatorëve dhe çdo pjesëmarrësi për energjinë dhe vizionin që i japin këtij forumi. 
Vitin tjetër , në Maj 2026 Euro Latam Lex në Tir
nën tonë të bukur









