Për festat e 28 dhe 29 Nëntorit, qytetarët shqiptarë kanë nisur udhëtimet drejt Greqisë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në doganën e Kapshticës.
Fluksi i lartë i trafikut lidhet me ditët festive dhe fundjavën, që ka nxitur një shtim të udhëtarëve.
Autoritetet shqiptare po përpiqen të përshpejtojnë kalimin e automjeteve duke përdorur tre sportele në dalje, ndërsa pala greke, e cila ka implementuar një sistem të ri kontrolli, herë pas here po përballet me vonesa.
Situata pritet të menaxhohet gradualisht, ndërsa fluksi i udhëtarëve vazhdon gjatë ditëve të festës.









