Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq gjatë kësaj jave, kanë sjellë probleme të mëdha për shumë familje në vend, në fshatin Zvirinë në bashkinë Maliq një familje me 3 fëmijë është detyruar të dalë jashtë shtëpisë pasi uji ka deportuar brenda banesës.
Lidhur me situatën ka reagur gruaja dhe bashkëshorti i saj, teksa shprehen se kanë mbetur në mëshirë të fatit.
“Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u mbush me ujë, sa ramë të flemë u shemb shtëpia. Dollapi I ra vjehrrës përsipër. Dolëm të gjithë të frikësuar. Ne jemi në qiell të hapur, dimri erdhi, fëmijët ku ti çojmë? Po bëjmë kasolle me plastmas. Duam ndihmë nga shteti, siç i shihni gjërat. Nuk bëjmë dot me 60 mijë lek asistencë. Uji ishte i madh nuk kishte c bënim. U zbuten muret e ranë”, shprehet Vjollca Brahimllari.
“Komplet oborri deri në gju në ujë. Ishte ora 5 e mëngjesit, sa u shtriva, u shemb Shtëpia. Mora fëmijët mamanë nusen dola jashtë. Shtëpi e 1994. E gjithë shtëpia është e pabanueshme. Janë hapur muret edhe nga poshtë, themelet, jemi në qiell të hapur. Nuk kam ku të fut fëmijët e nënë pa për vete do bëj si do bëj. 5 veta jetojmë. Erdhën këta të bashkisë I panë, na thanë këtu mos jetoni se është e pabanueshme. Mund të shembet në çasti në çast. Kam bërë një kasolle, do e mbuloj me plasma e do rri atje”, thotë Gentian Brahimllari.









