Homazhe për këngëtarin Shpat Kasapi që vdiq papritur do të mbahen nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë nga ora 12:00.
Familjarët e të ndjerit përmes një postimi në facebook, njoftuan se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës.
“Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij. Homazhet do të mbahen të dielwn, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës”.
Këngëtari shqiptar nga Maqedoni e Veriut vdiq nga arresti ESËR VAkardiak.









