Biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka u vra sonte në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.35 përpara karburantit “Xhaxhi Oli” në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit.
43-vjeçari ndodhej në makinën e tij kur dy persona i janë afruar dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Për shkak të plagëve biznesmeni ka humbur jetën menjëherë.
Dëshmitarët okularë i thanë policisë se autorët fillimisht janë siguruar se “objektivi” i tyre kishte ndërruar jetë dhe më pas janë larguar më pas me një makinë.









