Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për publikun dhe miqtë e artistit, duke ftuar të gjithë ata që e kanë vlerësuar muzikën dhe krijimtarinë e tij të marrin pjesë në ceremoninë e të pames.
Të pamen do të zhvillohet për tre ditë me radhë, sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.
Familjarët kanë theksuar se çdo njeri që ka dashur dhe ka mbështetur Shpatin gjatë karrierës së tij është i mirëpritur të ndajnë kujtime dhe respekt për kontributin e tij në muzikën shqiptare.
Në mesazhin e publikuar, familja shkruan:
“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati ynë. Nuk të themi lamtumirë, por faleminderit për atë që ishe.”
Mesazhi përfundon me firmën “Me respekt, Familja Kasapi” dhe ka prekur ndjekësit, artistë dhe figura publike, duke vlerësuar trashëgiminë e Shpat Kasapit dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në skenën muzikore shqiptare.









