Elbasani u trondit mbrëmjen e së dielës nga një atentat me armë zjarri, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua brenda në automjetin e tij të parkuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u gjet i vrarë Mondi Mehalla alias Edmond Hyka.
Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij.









